Skandali te ‘Onkologjiku’, qytetarët ngrihen në protestë në Tiranë përpara Ministrisë së Shëndetësisë
Qindra qytetarë janë ngritur në protestë në Tiranë pas publikimit në media të skandalin me të sëmurët me sëmundje të rëndë te Spitali Onkologjik, të cilët detyroheshin nga mjekët dhe personeli për të marrë mjekimin te spitalet private, duke bërë pazar me jetën e tyre.
Qytetarë dhe gazetarë janë mbledhur për të protestuar para Ministrisë së Shëndetësisë.
Protestuesit kanë hedhur shiringa në drejtim të ministrisë, në shenjë simbolike kundër mungesës së medikamenteve shëndetësore për persona e prekur nga sëmundjet e rënda, të cilët janë braktisur nga shteti, për ta lënë jetën e tyre në dorë të personave të gatshëm që të përfitojnë nga gjendja e tyre e rëndë e që nuk kanë zgjidhje tjetër.
Rruga Press