Vita: Në shërbimin e shëndetësisë publike në klinikën e Neurokirurgjisë shtohet paisja mjekësore Neuroendoscope
Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka njoftuar se tashmë në spitalin publik të Neurokirgjisë është shtuar paisja mjekësore Neuroendoscope. Tashmë edhe mjekët kanë mbaruar trajnimin për përdorimin e paisjes duke ja u lehtësuar proçesin pacientëve që kanë nevojë për kontroll.
Statusi i plotë më poshtë:
Po shtohet edhe një shërbim i ri në shëndetësinë publike
Në Klinikën e Neurokirurgjisë u vendos në funksion pajisja mjekësore “Neuroendoscope”. Ndërkohë ka përfunduar trajnimi i stafit për përdorimin e pajisjes.
Me këtë pajisje mundësohen operacione në kokë përmes kanaleve natyrale të hundës pa hapur kafkën.
Trajtimi me këtë shërbim jashtë institucioneve publike kushton nga 7,000-10,000 euro për pacient. Tani e tutje po ofrohet falas në shëndetësinë tonë publike.
Me këtë shërbim të ri sigurohet:
Saktësi shumë e lartë në ndërhyrje.
Ulë traumën dhe dhimbjen për pacientin.
Redukton kohën e qëndrimit në spital dhe shërimit.
Shërbime të reja klinikë për klinikë.
#MinistriaShëndetësisë#KlinikaENeurokirurgjisë#ShëndetiPublik
Rruga Press