Lajme

 Alimehmeti: Shqipëria ka buxhetin më të vogël në Evropë për shëndetësinë

Drejtuesi i Departamentit të Shëndetësisë në PD, Ilir Alimehmeti i ftuar në ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, ka treguar me fakte se Shqipëria ka buxhetin më të vogël në Europë, për shëndetësinë.

Gjatë bisedës, Alimehmeti deklaroi se Ministria e Shëndetësisë i ka zhdukur të dhënat, por disa kohë më parë Organizata Botërore e Shëndetësisë na ka treguar se shqiptarët 60% të shërbimeve mjekësore i paguajnë nga xhepi i tyre.

‘Mjekët specialistë vendosin atë se cila është. Kur nuk kemi atë që duhet, kemi të dytën më të mirë. Nëse ka qenë receta e parë që nuk zbatohet për mungesë, ka shkuar tek e dyta.

Ne kemi buxhetin më të ulët në Europë për shëndetësinë, 2.78 për qind GDP-së të shëndetësisë.

Kosova e ka 3.5 përqind të GDP-së.

Ne po flasim që brenda këtij buxheti kemi të gjitha koncensionet, abuzimet, keqmenaxhimet.

Në radhë të parë nis me një buxhet të ulët, të abuzuar dhe keqmenaxhuar.

Që në fillim ky nuk është bërë për pacientët, sepse po të ishte bërë për ta, çdo njeri që merret me projektet dhe nxjerr totalet, thotë sa pacientë janë, çfarë problematikash kanë dhe kaq del. Shumëzon të gjithë zëra dhe del total.

A është bërë kështu? Jo. Sepse ne nuk dimë në radhë të parë sa shqiptarë kemi në Shqipëri.

Në radhë të dytë, koncensioni i checkup kishte për detyrë të na thoshte se sa është sëmundshmëria në grupmoshën që merrej. 

Kemi ndonjë të dhënë të vetme sa është sëmundshmëria dhe sa është shpërndarë.

I kanë hequr të gjitha të dhënat, me parimin, nuk ka të dhëna, nuk ka problem.

Por ne na ka dalë OBSH e na ka thënë se, 60% të shërbimeve mjekësore i paguajnë qytetarët nga xhepi i tyre’, tha Ilir Alimehmeti 

Lexo më shumë  Nisin punimet për ndërtimin e Parkut Industrial në Drenas

Rruga Press

YouTube player