Ministrja Gërvalla takon Presidentin e Asamblesë Parlamentare të KiE-së
Në kuadër të takimeve që po zhvillon në Strasburg, Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, takoi Presidentin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE), Theodoros Roussopoulos, me të cilin diskutuan rreth finalizimit të procesit të anëtarësimit të plotë të Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës.
Zëvendëskryeministrja Gërvalla e shoqëruar edhe nga Nënkryetarja e Kuvendit të të Kosovës, Saranda Bogujevci dhe Ambasadori Lulzim Hiseni shprehën mirënjohjen e thellë për rolin dhe mbështetjen e Presidentit në sigurimin e një procesi të drejtë dhe meritokratik brenda PACE.
Ajo më tej theksoi vlerësimin e madh të Kosovës për punën e përkushtuar të PACE dhe rikonfirmoi angazhimin e palëkundur të Kosovës për të përmbushur të gjitha detyrimet pas anëtarësimit në këtë organizatë ndërkombëtare.
Ministrja Gërvalla nënvizoi rolin thelbësor të Presidentit të PACE në bashkëpunimin me Komitetin e Ministrave për të siguruar që anëtarësimi i Kosovës në KiE të trajtohet në mënyrë të drejtë dhe në përputhje të plotë me opinionin e PACE.
Rruga Press