KryesoreLajme

Sot takimi Kurti – Vuçiq në Bruksel

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq do të takohen sot në Bruksel për një rund të ri bisedimesh për normalizimin e marrëdhënieve.

Bashkimi Evropian tashmë ka publikuar agjendën, ku përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme i BE-së, Josep Borrell dhe i dërguari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak fillimisht do të zhvillojnë takime ndaras me liderët dhe më pas do të ketë takim trepalësh.

Lexo më shumë  Veliaj ofron pasuri për tu liruar nga burgu

“Përfaqësuesi i Lartë dhe Përfaqësuesi Special i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak do të zhvillojnë takime të ndara me liderët nga ora 15:00, pasuar më pas nga një takim i përbashkët trepalësh. Takimet do të analizojnë atë që është arritur në dialog nën udhëheqjen e Përfaqësuesit të Lartë dhe do të fokusohen në rrugën përpara”, thuhej në njoftimin e Zyrës së BE-së.

Po ashtu është bërë e ditur se para dhe pas takimit do të ketë deklaratë nga Përfaqësuesi i Lartë, Josep Borrell.

Kurti dhe Vuçiq janë takuar për herë të fundit më 14 shtator të vitit të kaluar.

Kurti ka këmbëngulur në nënshkrimin e Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve, ndërsa Vuçiq ka refuzuar.

Dhjetë ditë më vonë ka ndodhur sulmi në Banjskë – fshat në veri të Kosovës – ku grupe të armatosura të serbëve kanë sulmuar policinë e Kosovës dhe kanë vrarë rreshterin policor, Afrim Bunjaku.

Në përleshjet e armatosura që kanë pasuar, janë vrarë edhe tre sulmues serbë.

YouTube player