Insekte të rrezikshme, ujëra të zeza dhe male me mbeturina, kriza shëndetësore në Gaza
Ujëra të zeza të papërpunuara, miza, mushkonjash, plehra të grumbulluara dhe temperatura të larta që po rriten, po bën që qindra mijëra njerëz në Gaza të përballen me një krizë sanitare.
“Mbeturinat janë në pragjet tona dhe në rrugë. Po shohim sasi të mëdha insektesh fluturuese, insekte që i shohim për herë të parë dhe nuk ua dimë as emrat. Na thumbojnë dhe ne nuk dimë seç lloj efektesh mund të kenë”, thotë një nga vendasit.
Bombardimi i pamëshirshëm i Gazës nga Izraeli, është tashmë në muajin e tetë dhe ka shkaktuar një krizë humanitare. Grupet e të drejtave të njeriut kanë apeluar vazhdimisht për kushtet ekstreme të jetesës për palestinezët, pasi fushata ushtarake e Izraelit ka dëmtuar infrastrukturën shëndetësore dhe ka varfëruar furnizimet me ushqim, ujë dhe karburant.
Sipas vlerësimeve të agjencive të OKB-së dhe organizatave partnere, 67% e objekteve dhe infrastrukturës së ujit dhe kanalizimeve në Gaza janë shkatërruar ose dëmtuar për shkak të konfliktit.
Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare raporton se situata shëndetësore është alarmante dhe sëmundje të ndryshme, si hepatiti A, sëmundjet e lëkurës dhe sëmundjet e frymëmarrjes po përhapen më shpejtësi, duke rrezikuar veçanërisht fëmijët dhe të moshuarit.
Rruga Press