Sport

Ramadani: Luajtëm si të barabartë ndaj Italisë, Kroacisë dhe Spanjës

Mesfushori Ylber Ramadani vlerëson se Shqipëria nuk ishte indiferente përballë Italisë, Kroacisë dhe Spanjës në fazën grupore të Evropianit “Gjermania 2024”.

Shqipëria e mbylli me një pikë paraqitjen e dytë të saj në Evropian. Ramadani ishte prej më të mirëve te Shqipëria në kualifikimet dhe në ndeshjet e Grupit B.

“I lumtur që isha pjesë e Shqipërisë në këtë rrugëtim në finalet e ‘Gjermani 2024’. Tre ndeshje, tre finale me tre nga ekipet më të mira të Europës, dy prej të cilave janë shpallur edhe kampione Europe dhe Bote. Luajtëm fort, si të barabartë me Italinë, Kroacinë dhe Spanjën, duke treguar karakter në çdo sfidë. Faleminderit çunave, faleminderit stafit teknik dhe të gjithë stafit drejtues që ka qenë pranë nesh. Një falënderim të veçantë për tifozët që na kanë mbështetur në stadium, në çdo rrugë e shesh të Gjermanisë, si edhe çdo ditë në kampin tonë stërvitor”, ka shkruar Ramadani të martën në Facebook.

28-vjeçari është pjesë e Lecces.

Rruga Press

YouTube player