Bota

Scholz: Jam i shqetësuar për zgjedhjet në Francë

Jam i shqetësuar për zgjedhjet në Francë, këtë dua ta them qartë, deklaroi kancelari gjerman, Olaf Scholz, në një intervistë dhënë televizionit publik gjerman, Ard.

”Shpresoj që palët që nuk janë me Le Pen do të kenë sukses”, shtoi ai duke nënvizuar megjithatë se ”do të jenë francezët ata që vendosin”.

Lexo më shumë  Tanku i vlerësuar nga më të mirët e Rusisë dështoi keq ndaj atij të prodhuar nga Amerika – pamje nga fusha e betejës në Ukrainë

”Nëse shikoni ‘Rassemblement National’ në Francë, AfD në Gjermani apo ‘Konfederacja’ në Poloni, që mund të kenë emra të ndryshëm dhe parime të ndryshme, ato kanë një gjë të përbashkët, janë miq të Putinit dhe duan të shkatërrojnë BE-në tonë”, kishte deklaruar para zgjedhjeve europiane presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen.

Rruga Press

YouTube player