Bota

BE-ja e aprovon: Hapen bisedimet për anëtarësim me Ukrainën e Moldavinë

Shtetet e Bashkimit Evropian zyrtarisht e kanë aprovuar nisjen e negociatave të anëtarësimit me Ukrainën dhe Moldavinë javën e ardhshme, një tjetër hap në rrugëtimin e gjatë të dy vendeve për t’iu bashkuar bllokut.

Belgjika, që kryeson BE-në, ka thënë se shtetet anëtare janë pajtuar për një kornizë negociuese, raportoi AP.

Lexo më shumë  Forcat ruse kryen sulm me dron në Ukrainë pranë kufirit me Rumaninë, një fluturake dyshohet se shkeli hapësirën ajrore rumune – NATO ngriti katër aeroplanë në ajër

“Kjo hap rrugën për nisjen e negociatave të martën, 25 qershor, në Luksemburg”.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e ka quajtur këtë një “hap historik”. 

“Miliona ukrainas dhe breza të popullit tonë po e realizojnë ëndrrën e tyre evropiane. Ukraina po kthehet në Evropë, ku e ka pasur vendin për shekuj, si anëtar i plotë i komunitetit evropian”, shkroi ai në X.

Liderët e Bashkimit Evropian patën rënë dakord vitin e kaluar që negociatat e pranimit të fillonin me të dyja shtetet.

Lexo më shumë  Finlanda do të vendosë bazën e NATO-s pranë kufirit me Rusinë

Procesi mes fillimit të negociatave me Ukrainën dhe Moldavinë dhe anëtarësimit të tyre në BE mund të zgjasë shumë vite.

YouTube player