Bislimi me ndihmëssekretarin e OKB-së, “ia rikujton kërcënimin që Serbia paraqet për Kosovën”
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka takuar ndihmëssekretarin e përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për Evropën, Azinë Qendrore dhe Amerikën, Miroslav Jenča.
Bislimi e njoftoi atë me situatën në vend e rajon, objektivat e Qeverisë dhe të arriturat në tri vitet e fundit, duke theksuar se ndër tjerash, integrimi në Bashkimin Evropian dhe anëtarësimi në organizata ndërkombëtare janë synime qenësore për Qeverinë.
Aty Jenča është njoftuar edhe për zhvillimet e fundit me dialogun.
“Mbi qasjen destruktive dhe kërcënimin e vazhdueshëm që Serbia paraqet për Kosovën, zëvendëskryeministri rikujtoi se, fqinji ynë verior ka 48 baza të përparme operacionale përreth kufirit me Kosovën, në vazhdimësi mban ushtrime e stërvitje të mëdha ushtarake pak kilometra larg kufirit me shtetin tonë dhe fluturon avionët luftarakë MIG 29 përreth kufirit”, thuhet në komunikatën e Kryeministrisë.
Rruga Press