KryesoreLajme

Murati: Rritja ekonomike 5.62%. Demanton zërat skeptikë e prognozat e zymta

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, duke i’u referuar ASK-së, Murati  tha se  rritja ekonomike në tre mujorin e parë të këtij viti ka përshpejtuar edhe më tutje ritmin duke shënuar nivelin 5.62%, që thotë se është dukshëm më e lartë se tremujori i fundit i vitit 2023, ku ishte 3.96%.

Ndërsa kujton rritjen ekonomike, Murati shprehet se pas liberalizimit të vizave është një prej gjërave më të mira që ka ndodhur së fundmi në ekonominë e Kosovës

Lexo më shumë  Policia largon një flamur serb me mbishkrimin Rusia si dhe ua largon bluzat provokuese serbëve në Gazimestan

“Pas tejkalimit të stuhisë së krizave globale, dhe stabilizimit të çmimeve, tani gradualisht po i kthehemi potencialit dhe rritjes së synuar. Kjo demanton të gjithë zërat skeptikë dhe prognozat e zymta që me çdo kusht mundoheshin ta lidhnin liberalizimin e vizave me skenare apokaliptike në fillim të vitit”,theksoi ministri.

Për më tepër shprehet Murati se përveç lehtësimit të udhëtimit për të vizituar familjarët në mërgatë, tani edhe bizneset e ndërmarrësit e kanë shumë më të lehtë të gjejnë tregje të reja e të rrisin aktivitetin bzinesor.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti viziton ekspozitën “Experience” të artistit Shuk Orani, në Hamburg

“Në një nga udhëtimet që kisha së fundmi, kisha rastin të takoj dy të rinj që punonin në fushën e marketingut dhe dizajnit digjital, të cilët po ktheheshin nga një takim që kishin pasur me një klient në Valencia të Spanjës. Diçka vështirë e imanginueshme para se të hiqeshin vizat”, theksoi ministri i ekonomisë Hekuran  Murati.

Rruga Press

YouTube player