Temperaturat rekord/ Tirana dhe shumë qytete pa energji elektrike, situatë kaotike në vend
Në ditën e temperaturave rekord, Tirana dhe shumë qytete të tjera në vend janë pa energji elektrike.
Shumica e kryeqytetit nuk ka energji elektrike.
Kjo ka sjellë jo pak probleme. Gazetarët raportojnë probleme në trafik për shkak të fikjes së semaforëve.
Lexo më shumë Walker: Deklarata e ministres serbe tregon që ajo është një kriminele e sinqertë lufte
Ndërkohë raportohet për probleme edhe në seancat gjyqësore.
Nga ana tjetër, gazetarët e SYRI TV raportojnë se ka mungesë të energjisë edhe në shumë qytete të tjera si Durrësi, Fieri, Lushnja, Elbasani, Pogradeci, Korça, Shkodra, Kukësi, Skrapari etj.
Rruga Press

