KryesoreLajme

Sërish thirrje, Federata e Kosovës padit sërish Serbinë në UEFA

Barazimi 1-1 me Slloveninë në frymën e fundit solli gëzim në kampin e Serbisë, por dhimbjet e kokës për Federatën Serbe të Futbollit nisën pas fishkëllimës së fundit të arbitrit.

Së pari pati kritika të forta për hedhjen e sendeve nga tifozët serbë në drejtim të futbollistëve sllovakë në 10 minutat e fundit të sfidës dhe për këtë me shumë gjasë do të ketë një gjobë të majme nga UEFA.

Së dyti, është Federata e Futbollit të Kosovës që bën me “dhimbje koke” serbët, pasi i ka paditur për të herë të dytë në UEFA-s, me argumentin se “tifozët kanë shfaqur mesazhe nacionaliste dhe raciste gjatë ndeshjes”.

Lexo më shumë  Patronazhistët rusë në Moldavi

FFK njofton se ka përgatitur ankesën në UEFA lidhur me sjelljen e përsëritur me retorikë nacionaliste dhe raciste nga tifozët serbë gjatë ndeshjes së Euro 2024 në Grupin C, të luajtur të enjten në Mynih.

Ne dënojmë ashpër thirrjet nacionaliste dhe vendosjen e një flamuri serb me hartën e Kosovës me mbishkrimin ‘Nuk ka dorëzim’. Përsëritja e një sjelljeje të tillë në stadiumet e futbollit, edhe pas dënimeve të mëparshme nga UEFA, është e papranueshme dhe kërkon një reagim më të fortë nga organet drejtuese të UEFA-s. Mesazhet me retorikë shoviniste janë skandaloze dhe në kundërshtim me vlerat që promovon sporti dhe kjo minon parimet bazë të UEFA-s. U bëjmë thirrje edhe një herë organeve të UEFA-s që të dalin më rigorozisht kundër përsëritjes së mesazheve të tilla armiqësore ndaj vendit tonë si anëtar i barabartë i familjes së futbollit europian”, njoftoi Federata e Kosovës.

Lexo më shumë  Maqedonci e Jashari në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Kanada

Rruga Press

YouTube player