Bota

Rumania do ta dërgojë një sistem raketor “Patriot” në Ukrainë

Anëtarja e NATO-s, Rumania ka thënë të enjten se do t’i dhurojë një sistem raketor “Patriot” fqinjës Ukrainës për ta ndihmuar në luftën kundër Rusisë, raporton agjencia “AP”. 

Zyra e presidentit të Rumanisë, Klaus Iohannis, ka thënë se vendimi është marrë në koordinim me aleatët dhe është me kusht që Rumania pranon një sistem të ngjashëm apo ekuivalent. Sistemi i mbrojtjes ajrore i prodhuar në SHBA që do të dërgohet në Ukrainë është një nga disa që Rumania i posedon. 

Lexo më shumë  Vazhdon kapja e mediave nga Vuçiqi, Stojkoviq: Edhe N1 Serbia po transformohet në shërbim të pushtetit

“Vendimi u mor pas një vlerësimi të thellë teknik nga autoritetet rumune, duke u marrë të gjitha masat për të eliminuar krijimin e dobësive të mundshme për Rumaninë”, u tha nga zyra e Iohannisit. “Në të njëjtën kohë, ata do t’i vazhdojnë diskutimet me aleatët në mënyrë që mbrojtja ajrore e vendit tonë të forcohet më tej”. 

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  Britania e Madhe dhe Norvegjia formojnë "aleancë detare për të ndjekur nëndetëset ruse"