KryesoreLajme

Bislimi: Një shtet i BE-së po pengon ndëshkimin e Serbisë për sulmin në Banjskë! 

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka deklaruar se  një shtet anëtar i BE-së, nuk ka pranuar të vendosen masa ndëshkuese ndaj Serbisë.

Ai ka zbuluar se ky shtet ka kërcënuar me veto për këtë rast.

Ka një shtet të BE-së i cili ka stopuar, ka kërcënuar me veto mos vendosjen e masave ndaj Serbisë, nuk është punë apeli, është punë qëndrimi të një shteti, i cili thotë unë në asnjë rrethanë nuk do të lejoj vendosjen e masave ndaj Serbisë, vendimet në BE, merren me konsensus”, ka thënë Bislimi.

Lexo më shumë  Gërvalla në Vjenë për takimin e “Miqve të Ballkanit Perëndimor”

Kujtojmë se më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit, një grup paraushtarak serb me në krye Millan Radojiçiç, kryen sulm terrorist ndaj policisë së Kosovës, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku, ndërsa u plagosën dy polic.

Gjatë shkëmbimit me armë zjarri, mbetën të vrarë tre pjesëtarë të grupit të Radojiçiç.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  VV: Një parti e lidhur me aktet terroriste nuk mund të marrë pjesë në zgjedhje