Rusia dhe Ukraina “shkëmbyen” sulme gjatë natës – me një shpërthim të raportuar në termocentralin rus
Si Rusia ashtu edhe Ukraina kanë raportuar sulme gjatë natës, me infrastrukturën energjetike të Ukrainës të dëmtuar.
Ministria e Energjisë e Ukrainës tha se tre punëtorë në një objekt energjetik u plagosën dhe disa banorë mbetën pa energji elektrike, shkruajnë mediat e huaja.
Një termocentral u dëmtua rëndë në një sulm rus, tha firma energjetike DTEK, megjithëse nuk e përmendi emrin e centralit.
Ndërkohë, sulme u raportuan në rajonet ruse të Tambovit dhe Adygeya.
Një zjarr shpërtheu pas një shpërthimi në depon e karburantit Platonovskaya në rajonin Tambov në Rusinë qendrore, me gjasë për shkak të një sulmi me dron, tha guvernatori rajonal Maksim Yegorov në Telegram.
Askush nuk u lëndua nga incidenti, tha ai, dhe zjarrfikësit po punonin në vendngjarje.
Një tjetër zjarr shpërtheu në një depo karburanti në rajonin Adygeya në Kaukazin e Veriut pas një sulmi me dron ukrainas, ka theksuar kreu rajonal Murat Kumpilov.
Agjencia e lajmeve TASS, duke cituar ministrinë ruse të mbrojtjes, pretendoi se mbrojtja ajrore kishte rrëzuar 15 dronë ukrainas gjatë natës – duke përfshirë gjashtë mbi Adygeya.
Rruga Press