Gjasula futet në histori të Kampionatit Evropian
Në një statistikë nga UEFA, Kombëtarja e Shqipërisë në futboll vazhdon të shkruajë histori në Kampionatet Evropiane.
Nedim Bajrami është tani rekordmen për golin më të shpejtë në historinë e këtyre kampionateve, ndërsa Klaus Gjasula ka shënuar golin më të vonshëm të barazimit në historinë e tyre.
Për më shumë, Gjasula ka thyer edhe një rekord tjetër. Ai është bërë lojtari i parë në histori të ndeshjeve ndërkombëtare që realizon gol dhe auto-gol në po të njëjtën ndeshje.
“Golit të Klaus Gjasulës, i shënuar në minutën 94 dhe 23 sekonda të ndeshjes, i është akorduar titulli i golit më të vonshëm të barazimeve në historinë e Kampionateve Evropiane, pa llogaritur vazhdimet”, thuhet në shkrimin e UEFA-s.
“Ky sukses i shquar shënon një moment të rëndësishëm për futbollin shqiptar dhe historinë e tij në skenën ndërkombëtare”.
Natyrisht se Gjasula tha se ndihet shumë i lumtur, pasi është momenti më i mirë deri më tani në karrierën e tij.
Rruga Press