KryesoreSport

GOOOOOL/ Shqipëria në avantazh ndaj Kroacisë (VIDEO)

Shqipëria në avantazh ndaj Kroacisë falë golit të shënuar nga Qazim Laçi në minuten e 11-të.

Ndeshja minutë pas minute:

11’- Goooooool Shqipëria 0-1! Shpërthen festa në Hamburg. Qazim Laçi, shfrytëzon në mënyrë të shkëlqyer në zonë dhe zhbllokon sfidën, pasi asistit të Asanit.  

Lexo më shumë  Haxhiu i kërkon ministres serbe të Drejtësisë transferimin e 4 shtetasve të Kosovës që po mbahen në burgjet e Serbisë

9’- Nedim Bajrami provon me një kundërsulm të shpejtë, por Juranovic, e mbyll në momentin e fundit.

8’- Laçi humbet një top të rrezikshëm në afërsi të zonës, por mesfushori lufton dhe ndërpret aksionin po vetë.

7’- Ajeti spastron zonën, pas një krosimi nga Juranovic.

5’– Goditje këndi për Kroacinë. Bajrami devijon një top që po i drejtohej zonës.

4’- Ndalet në mënyrë të parregullt Ramadani në mesfushë nga Kramaric. Shqipëria dominon minutat e para.

Lexo më shumë  The Guardian: Tri ndeshje larg që Xhaka të jetë kandidat për Topin e Artë

3’- Pasim i bukur i Asllanit për Manajn, sulmuesi nuk ia del dot të depërtojë në zonë.

1’- Shqipëria e nis vrullshëm dhe menjëherë në sulm. Laçi pason bukur për Bajramin, me fantazistin që hedh një top në zonë, por nuk shfrytëzohet nga asnjëri prej lojtarëve.

Starton takimi!

Rruga Press

YouTube player