KryesoreSport

Këngë e valle edhe në Hamburg, tifozët e Kombëtares nisin marshimin drejt stadiumit

Pesë orë e ndajnë Kombëtaren shqiptare të futbollit nga ndeshja e dytë në grupin B, që do të luhet në 15:00 në Volksparkenstadion të Hamburgut.

Teksa pritet me kuriozitet të mësohen 11 titullarët e teknikut Silvinjo, pasi me gjasë do të ketë 2 apo 3 ndryshime në formacion pas humbjes me Italinë, tifozët nuk e kanë braktisur Kombëtaren as në këtë sfidë.

Qindra prej tyre të veshur me fanellat e Kombëtares, me flamuj e shaj në duar kanë nisur prej orës 09:00 të grumbullohen në “Jan-Fedder-Promenade”, aty ku edhe ka paralajmëruar tifogrupi “Tifozët Kuqezi”, se do të nisë marshimi drejt stadiumit.

Lexo më shumë  Maqedonci e Jashari në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Kanada

TKZ në një njoftim të dytë në rrjetet sociale, mbrëmjen e djeshme, sqaronte se pritshmëria ishte tepër e lartë për numrin e tifozëve.

Për arsye sigurie, organet e rendit në Hamburg kanë mbyllur rrugët përreth vendit ku tifozët po grumbullohen dhe do t’i shoqërojnë deri në pikën kur do të marrin metron dhe “shuttle bus” për t’iu drejtuar stadiumit.

Në rrugë nuk mungojnë as efektivë nga Policia Shqiptare, të angazhuar për të mbarëvajtur rendin dhe sigurinë gjatë grumbullimeve të tifozëve kuqezi.

Lexo më shumë  Ç’tregon celulari i tenderit që mori në qafë Benet Becin?

Mbi 1500 policë nga Shqipëria janë vendosur në Gjermani si pjesë e planit të masave të hartuar nga autoritetet vendase për Europianin 2024, që përfshin edhe angazhimin e forcave të rendit nga vendet pjesëmarrëse.

YouTube player