Lajme

Përurohet skulptura e Leutrim Ahmetit, i vrarë gjatë luftës nga forcat serbe

Në 25-vjetorin e çlirimit të Skenderajt, është përuruar skulptura e Leutrim Ahmetit, 7-vjeçarit të vrarë gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Bashkë me udhëheqësit e Komunës së Skenderajt, Shukrie Ahmeti, ka zbuluar shtatoren e djalit të saj, Leotrimit.

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ka deklaruar se krahas shtatores së kryekomandantit legjendar, Adem Jashari, sheshi i këtij qyteti do ta mbajë edhe shtatoren e Leutrimit shtatëvjeçar, që përfaqëson çdo viktimë të vrarë në luftën e Kosovës.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti vendos gurthemelin e nënstacionit policor të policisë kufitare në Izvor të Zveçanit, dy kilometra nga kufiri me Serbinë

“Oj nanë, këqyr se edhe unë kam diçka në bark, jam sëmut prej barku”, ky është tregimi i nënës së Leotrimit, Shukrije Ahmetit, rrëfim që frymëzoi skulptorin, Sabri Behramaj.

Leotrimi është djali i Malush Ahmetit, dëshmor i UÇK-së.

Shtëpia e Malushit në Rezallë ka shërbyer si vendpunishte për rregullimin dhe mirëmbajtjen e armëve me të cilat UÇK-ja e luftonte okupatorin serb.

Në sheshin kryesor janë vendosur fotografi të ndryshme, dëshmi për kohën e luftës në Skenderaj dhe në zonën e Drenicës.

Lexo më shumë  Nisin punimet për ndërtimin e Parkut Industrial në Drenas

Këtë vit shënohen 25 vjet nga çlirimi i Skenderajt nga forcat e armatosura serbe. Për të përkujtuar këtë ditë, Komuna e Skenderajt ka organizuar një sërë aktivitetesh, duke përfshirë homazhe në Kompleksin përkujtimor “Adem Jashari” në Prekaz dhe në Marinë.

Një seancë solemne mbahet në Kuvendin e Komunës së Skenderajt, pasuar nga një Akademi përkujtimore, për të nderuar dëshmorët dhe martirët e komunës.

Rruga Press

YouTube player