KryesoreLajme

Nënshkruhet marrëveshja, Izraeli heq zyrtarisht vizat për Kosovën

Izraeli dhe Kosova kanë nënshkruar marrëveshjen për hyrjen në fuqi të vendimit për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës.

Marrëveshja u nënshkrua nga ministri i Brendshëm i Izraelit, Moshe Arbel dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.

Ministri i Izraelit sot gjatë ditës u prit në takim edhe nga kryeministri Albin Kurti.

Lexo më shumë  Ulsi Manja promovon rrugën e Klosit, komentuesit: “Këtë e shtroja më mirë me forcat e mia”

Ndryshe më 29 janar të këtij vitit, presidentja Vjosa Osmani kishte njoftuar se Izraeli është pajtuar për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës.

Osmani kishte bërë të ditur se ministritë përkatëse kishin nisur procedurat për formalizimin e marrëveshjes, dhe se qytetarët e Kosovës do të kenë mundësinë të udhëtojnë lirshëm në një nga destinacionet më të njohura turistike në rajon dhe më gjerë.

Lexo më shumë  Si sot para 11 viteve, me presionin e Thaçit u votua formimi i Gjykatës Speciale dhe u votua kundër mocionit për krimet e Serbisë në Kosovë

Rruga Press

YouTube player