Zelensky thotë se ndihma ushtarake perëndimore, është e pamjaftueshme për ta fituar luftën
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka paralajmëruar për sasinë e ndihmës ushtarake që i është dërguar vendit të tij nga perëndimi – duke pretenduar se akoma janë të pamjaftueshme për ta mundur Rusinë derisa 80 vende kanë mbështetur “integritetin territorial” të Ukrainës.
Duke folur në fund të konferencës dyditore në Zvicër në Samitin e Paqes, presidenti ukrainas e cilësoi ngjarjen si të suksesshme pavarësisht se ka shumë vende si India, Arabia Saudite dhe Afrika e Jugut që nuk e kanë nënshkruar komunikatën.
Në këtë samit ku Rusia nuk u ftua, është mbështetur fuqishëm nga aleatët perëndimorë – derisa 80 vende në një deklaratë të përbashkët kanë bërë thirrje për respektim të “integritetit territorial” të Ukrainës.
Aty gjithashtu është diskutuar për sigurinë bërthamore, atë të ushqimit si dhe për shkëmbimin e të burgosur që sipas Zelensky është një prej temave më kruciale.
Zelensky paralajmëroi se sasia e ndihmës perëndimore ushtarake që i është dërguar Ukrainës nuk është e mjaftueshme që do t’i siguronte fitoren Kievit.
“Ekziston ndihma, dhe ajo është një paketë serioze. A është e mjaftueshme për të fituar? Jo. A është vonë? Po”, tha Zelensky.
Rruga Press