KryesoreLajme

Sveçla: Nuk do ta ndalim betejën për shtet e drejtësi

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas konfiskimit të armëve në veri të Kosovës. Ai e ka quajtur këtë operacion  si vendosmëri për ta luftuar tendencën destabilizuese që ka për synim Serbia.

“Sërish armë, eksplozivë e municion i konfiskuar në veri të vendit dhe kjo falë vigjilencës së shtuar të institucioneve tona dhe vendosmërisë për asgjësimin e secilit element kriminal dhe tendencës destabilizuese që vjen nga Beogradi”, shkroi Sveçla në Facebook.

Lexo më shumë  Revolta në ditën e 45/ Studentja tregon arsyet se pse proteston: E kemi të pamundur të blejmë një shtëpi apo të krijojmë familje, mungon meritokracia

Ai ka theksuar se nuk do ta ndalin betejën për shtet të së drejtës.

“Bashkërendimi mes institucioneve të sigurisë dhe rritja gjithnjë e më shumë e bashkëpunimit me qytetarët në veri të vendit është garancë e mosndalimit në betejën tonë për shtet të së drejtës ku rendi dhe ligji mbizotërojnë mbi krimin e terrorizmin”, ka shkruar tutje Sveçla.

Rruga Press

Lexo më shumë  Konjufca: BE-ja të reagojë ndaj thirrjeve të ministres serbe për spastrimin etnik të shqiptarëve në Kosovë. ''Heshtja nuk është një opsion. As reagimet e dobëta nuk mjaftojnë''
YouTube player