KryesoreLajme

Ministri Maqedonci: Kadetët përfunduan me sukses ‘Kampin e Avancuar 2024’

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, tha se kadetët e Qendrës së Studimeve Universitare (QSU) të FSK-së përfunduan, me sukses dhe disiplinë të punës, ushtrimin fushor “Kampi i Avancuar 2024”.

Maqedonci, në një postim në Faceboo, gjatë këtij ushtrimi, kadetët u trajnuan dhe vlerësuan në ekzekutimin dhe drejtimin e operacioneve luftarake.

Lexo më shumë  26 vjet pas Masakrës së Abrisë, kujtohen 23 martirët e familjes Deliu

“Kadetët e QSU përfunduan Ushtrimin Fushor Kampi i Avancuar 2024, aktiviteti përmbyllës i vitit akademik. Gjatë këtij ushtrimi, kadetët u trajnuan dhe vlerësuan në planifikimin, ekzekutimin dhe drejtimin e operacioneve luftarake dhe të stabilitetit në nivel togu dhe kompanie”, shkruan Maqedonci në Facebook.

Sipas tij, motivi i lartë, disiplina e punës dhe etosi luftarak janë ndër virtytet që kadetët e të gjitha klasave kanë treguar gjatë këtij ushtrimi.

Lexo më shumë  Si është të jesh shqiptar në Serbi?

YouTube player