KryesoreLajme

Kurti: Walker ia shpalli botës të vërtetën për regjimin e Millosheviqit

“Vepra e tij është një kontribut themelor për të drejtat e njeriut”. Kështu ka theksuar kryeministri Albin Kurti për ambasadorin William Walker, të cilin e priti sot në zyrën e tij.

Kurti në X ka shpërndarë fotografi nga pritja që i ka bërë Walkerit për nder të 25-vjetorit të çlirimit të vendit, teksa ka thënë se pa ndikimin e ambasadorit, historia do të ishte edhe më rëndë.

Lexo më shumë  Qorolli: Sot nuk është dita për ta çuar shtetin në prapakthim, ta votojmë Presidentin dhe Projektligjin për Specialen

“Ngjarjet në Kosovë kanë ndodhur para epokës së mediave sociale, kështu që pa vullnetin dhe integritetin e njerëzve dhe organizatave si ambasadori Walker dhe OSBE, historia mund të kishte marrë një kthesë edhe më të rëndë. Në kohët tona më të errëta, ai i shpalli botës të vërtetën e plotë dhe të panjollosur për regjimin e Millosheviqit”, ka shkruar Kurti.

Lexo më shumë  Policia e Kosovës ndërpret në veri parafushatën për zgjedhjet në Serbi

Rruga Press

YouTube player