KryesoreLajme

Kurti në mbledhjen e qeverisë, flet edhe për 25 vjetorin e çlirimit: Mirënjohje për miqtë e aleatët ndërkombëtarë dhe misionin verifikues të OSBE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka nisur mbledhjen e 208-të të Qeverisë, duke uruar edhe njëherë 25 vjetorin e çlirimit të vendit.

Kryeministri u shpreh se asnjëherë nuk është e mjaftueshme që të shprehim mirënjohjet dhe nderimet tona për të gjithë ata dhe ato që sakrifikuan për liri.

“U jemi falënderues dhe miqve e aleatëve tanë ndërkombëtar”, tha Kurti.

Kurti shtoi se para mbledhjes së qeverisë, ishte në takim me Wiliam Walker, ish-shefin e Misionit Verifikues të OSBE-së gjatë luftës në Kosovë,

“Ky njeri i jashtëzakonshëm ishte ai që ngriti zërin për padrejtësisë dhe mizoritë që po ndodhin në vendin tonë. Raportet nga tereni shërbyen si thirrje për ndërgjegje ndërkombëtare dhe nxitën reagimin  tyre. Ato dëshmi ishin katalizatorët që quan në ndërhyrjen e NATO-s.”, tha Kurti.

Lexo më shumë  Nisin punimet për ndërtimin e Parkut Industrial në Drenas

Kurti shprehu falënderim të veçantë për të gjithë ata gra e burra anëtarë të misionit verifikues të OSBE-së.

“Mirënjohje për secilën e secilin që u angazhuan në këtë mision për afro 6 muaj”, tha kryeministri.

Kryeministri shtoi se që nga çlirimi i vendit, ka pasur zhvillim ekonomik e rritje të demokracisë në vend.

“Ekonomia e vendit tonë , bruto produkti vendor këtë vit do të jetë 5 herë e gjysmë më i madh se në vitin 2000. Krahasuar me vitin 2008 kur u shpall pavarësia këtë vit do ta kemi tri herë më të madh sesa në atë vit, kurse krahasuar me katër vjet më herët këtë vit e kemi 50% më të lartë”, tha Kurti.

Lexo më shumë  Konjufca priti në takim Kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi

Kurti shtoi se qytetarët janë më të lirë e shteti është më i pavarur se kurrë më parë.

“Çlirimi, sakrifica, shpallja e pavarësisë ja kanë vlejtur sot edhe në aspektin e rritjes ekonomike dhe demokracisë qytetare”, tha ai. 

Rruga Press

YouTube player