Bota

Stuhi të rrëmbyeshme dhe breshër, meterologët bëjnë parashikimin për Britaninë: Mund të ketë përmbytje

Anglia Jugore dhe Uellsi pritet të përfshihen nga stuhi dhe shira të rrëmbyeshëm sipas parashikimeve të motit.

Mirror bën me dije se sipas parashikimeve shiu mund të arrije deri në dy centimetra dhe sipas sinoptikanëve deri në orën 11 të mbrëmjes parashikohet të ketë përmbytje. Shirat janë aktualisht shumë të dendur në Ishullin wight dhe pritet të zhvendosen në të gjithë Britaninë. Paralajmërohet se shirat do të jenë të pandalshëm për rreth dy orë dhe rreziqe mund të vijnë edhe nga rrufetë dhe breshëri.

Lexo më shumë  Një anije e dytë turke kalon nëpër Ngushticën e Hormuzit

Hekurudha Jugperëndimore u bëri thirrje klientëve të presin vonesa për udhëtimet e tyre, ndërsa Hampshire dhe Isle of Wight Fire and Rescue Service i këshilluan ata që preken nga përmbytjet të lëvizin sendet e tyre me vlerë lart dhe të bëjnë atë që munden për të mbajtur elektronikën e tyre larg ujit.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *