KryesoreLajme

25 vjet nga tërheqja e forcave ushtarake e paramilitare serbe

Bëhen 25 vjet nga tërheqja e forcave kriminale ushtarake e paramilitare serbe nga Kosova, duke shënuar kështu fundin e pushtimit serb.

Ushtria serbe është dorëzuar nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare në tokë dhe bombardimeve të NATO-së që e kanë detyruar të nënshkruajë marrëveshjen më 9 qershor të vitit 1999 në Kumanovë.

Marrëveshja është nënshkruar nga Michael Jackson, komandanti i parë i KFOR-it në Kosovë dhe ish-shefi i Shtabit të Armatës së Serbisë, gjenerali Nebojsha Pavkoviq, i akuzuari i Hagës për krime lufte në Kosovë.

Lexo më shumë  Arabia Saudite thotë se ka "zmbrapsur" dronët që përpiqeshin të godisnin një ndër objektet më të mëdha të rafinimit dhe eksportit të naftës në botë

Sulmet, që vazhduan për 78 ditë, u ndaluan më 10 qershor, pasi Komandanti Suprem i NATO-së, gjenerali Wesley Clark i raportoi Këshillit të Atlantikut Verior se sulmet ajrore kishin detyruar ushtrinë dhe paramilitarët serb të fillonte tërheqjen e plotë nga Kosova.

Me hyrjen e NATO-s, në Kosovë nisi edhe vendosja e misionit të përkohshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara-UNMIK, i cili do të administronte vendin deri në shpalljen e Pavarësisë, më 17 shkurt 2008

Lexo më shumë  Serwer: Pasivizimi i adresave në Luginën e Preshevës, diskriminim administrativ ndaj shqiptarëve
YouTube player