Konjufca pret në takim ish-kryeministrin Tony Blair
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim ish-kryeministrin britanik, Tony Blair.
Takimi sipas njoftimit të Kuvendit do të mbahet nga ora 10:10 minuta.
Blair do të qëndrojë në Kosovë në shënimin e 25- vjetorit të çlirimit të Kosovës.
Ai poashtu do të ketë një adresim para deputetëve të Kosovës në një seancë solemne.
Kjo seancë do të mbahet nga ora 10:25.
Rruga Press