Sulmohet kryeministrja e Danimarkës
Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen është sulmuar dhe rrahur nga një burrë në qendër të Kopenhagës të premten.
Policia e Kopenhagës dhe shërbimi i inteligjencës dhe sigurisë kombëtare të Danimarkës konfirmuan incidentin, por nuk dhanë më shumë detaje.
“Kryeministrja Mette Frederiksen u rrah të premten në mbrëmje në Kultorvet në Kopenhagë nga një burrë që u arrestua më pas. Kryeministrja është e tronditur nga ngjarja,” tha zyra e saj në një deklaratë pa dhënë detaje të mëtejshme.
Ndërsa ministri danez i Mjedisit Magnus Heunicke në X e ka quajtur incidentin si të shëmtuar dhe të papranueshëm.
“Mette është natyrshëm e tronditur nga sulmi. Më duhet të them se kjo na trondit të gjithëve që jemi pranë saj. Një gjë e tillë nuk duhet të ndodhë në vendin tonë të bukur, të sigurt dhe të lirë. Të gjithë kemi përgjegjësi të kujdesemi për njëri-tjetrin dhe vlerat mbi të cilat është ndërtuar vendi. Policia ka arrestuar një person. Le të tregojmë se Danimarka është shumë më mirë”, ka shtuar ai.
Rruga Press