Kryeministri Kurti takon Tërstenën: Fuqia dhe pjekuria e tij e parakohshme bëri që të fitojë medalje botërore
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me Shaban Tërstenën, i cili është medalisti më i ri shqiptar në Lojërat Olimpike, me vetëm 19 vjet 7 muaj dhe 6 ditë.
Kurti në takim me Tërstenën kanë diskutuar eedhe për organizimin e Lojërave Mesdhetare.
“Erdhi nga Shkupi. Si atje, si në Prishtinë, Shaban Tërstena është njëri nga sportistët më të mëdhenj e më të stolisur shqiptar. Kampion olimpik në mundje në Lojërat Olimpike në Los Angeles më 1984. Aty u bë shqiptari i parë me medalje të artë olimpike, dhe mundësi më i ri i artë në botë në atë kohë. 40 vjet pas, vazhdon të mbetet medalisti më i ri olimpik shqiptar, me vetëm 19 vjet 7 muaj dhe 6 ditë. Po ashtu ishte i argjendtë në Lojërat Olimpike në Seul në vitin 1988”, shkroi Kurti.
Tërstena ka thënë se për Kosovën organizimi i Lojërave Mesdhetare të vitit 2030, është një sukses i jashtëzakonshëm i cili lë prapa shumë shtete të tjera të rajonit e më gjerë.
“Gjatë bisedës tregoi se si trajnerët e zbuluan talentin e tij qysh në moshë të hershme, duke e shtyrë atë që si i ri të përballej me kundërshtarë në moshë shumë më të madhe se ai. Fuqia dhe pjekuria e tij e parakohshme, e bëri atë që të fitojë medalje botërore kur i kishte vetëm 17 vjeç. Ndërkohë nuk munguan as titujt kampion të Evropës”. Për Kosovën tha se organizimi i Lojërat Mesdhetare të vitit 2030, është një sukses i jashtëzakonshëm i cili lë prapa shumë shtete të tjera të rajonit e më gjerë. Këtë vlerësim, ai e bëri si kampion i trefishtë i Lojërave Mesdhetare në tri edicionet e njëpasnjëshme 1983, 1987 dhe 1991”, ka vijuar Kurti.
Për Tërstenën, Kurti ka shtuar se “Mban një rekord mbresëlënës të fitoreve. Nga gjithsej 741 duele, në mbi 96% prej tyre doli fitimtar” dhe se “sportistët e rinj kanë shumë se çka të mësojnë nga rruga e kampionit olimpik, siç edhe e ka titulluar librin e tij monografik”.
Rruga Press