KryesoreLajme

Aktakuzë për krim lufte, qytetari serb dyshohet për vrasjen e 3 shqiptarëve

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur të premten aktakuzë kundër një të pandehuri për veprën penale Krimi i luftës kundër popullsisë civile. Sipas njoftimit të Prokurorisë, i pandehuri i nacionalitetit serb, dyshohet për vrasjen e tre shqiptarëve në Prizren në shtator të vitit 1998.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë, kundër të pandehurit M. P. i nacionalitetit serb, shtetas i Republikës së Kosovës dhe po ashtu i  Serbisë, për shkak të dyshimit të bazuar mirë se ka kryer veprën penale – Krimi i luftës kundër popullsisë civile”, thuhet në njoftim.

Lexo më shumë  Pezullimi i Ballukut/ BIRN: Bie edhe alibia e Ramës për të mos vendosur për heqjen e imunitetit

I pandehuri i sanksionohet me nenin 142 lidhur me nenin 22 të Ligjit Penal të  Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë ( tutje “LP-RSFJ”) si ligj në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale.

“I pandehuri akuzohet se gjatë kohës së luftës në Kosovë, rreth datës 1 shtator 1998, në afërsi të Lagjes “Hoqa Mahalla”, në Prizren, ka marr pjesë në vrasjen e viktimave Reshat Daçaj, Binak Daçaj dhe Fatmir Bojaxhiut”, thuhet në aktakuzë.

Lexo më shumë  Kush është italiani që dyshohet se ka marrë pjesë në "Sarajevo Safari"?

Sipas njoftimit të prokurorisë, kjo çështje penale tashmë i ka kaluar në kompetencë Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë për procedurë të mëtutjeshme, ndërkaq i pandehuri gjendet nën masën e paraburgimit deri në një vendim të ri nga ana e Gjykatës.

YouTube player