E rëndë në Gjirokastër/ Përdhunohet e mitura nga një 19-vjeçar, arrestohet autori
Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur në Gjirokastër. Mësohet se një 19-vjeçar ka përdhunuar një vajzë të mitur. Denoncimi në polici është bërë nga e mitura, ndërkohë që autori i dyshuar është vënë në pranga.
Njoftimi i Policisë:
Komisariati i Policisë Gjirokastër ndaloi shtetasin V. R., 19 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur, pa dëshirën e saj. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Rruga Press