Lajme

Ministrja Nagavci diskuton për inicimin e programit master për edukatën seksuale gjithpërfshirëse

Ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci ka njoftuar se në takimin me drejtorin e UNFPA për Kosovë, Shqipëri, Maqedoni të Veriut, Bosnje dhe Hercegovinë dhe Serbi, John Kennedy Mosot dhe udhëheqësen e zyrës së UNFPA në Kosovë, Visare Mujko Nimani, kanë diskutuar për inicimin e programit master për edukatë seksuale gjithëpërfshirëse. 

“Diskutuam edhe për inicimin e programit Master në Edukatë Seksuale Gjithëpërfshirëse, në bashkëpunim me Fakultetin e Mjekësisë dhe IKShPK-në dhe veprimet të cilat janë ndërmarrë në realizmin e kësaj iniciative”, ka shkruar Nagavci në Facebook.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti vendos gurthemelin e nënstacionit policor të policisë kufitare në Izvor të Zveçanit, dy kilometra nga kufiri me Serbinë

Ajo ka thënë se në këtë takim kanë diskutuar edhe për shkollat si promovuese të shëndetit, “si një iniciativë e rëndësishme për të promovuar shëndetin dhe edukimin shëndetësor në institucionet arsimore në Kosovë”. 

“I informova për politikat arsimore të cilat kanë në fokus shëndetin dhe mirëqenien e fëmijëve, përfshirë edukimin seksual dhe shëndetin riprodhues, e cila është e integruar në Kurrikulën e Kosovës”, ka shkruar Nagavci.

Lexo më shumë  Konjufca priti në takim Kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi

Rruga Press

YouTube player