KryesoreLajme

Ministri Sveçla pritet në takim nga homologu i tij italian, flasin për bashkëpunim në luftën kundër krimit të organizuar

Ministri  i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla  është pritur në takim zyrtar në Ministrinë e Brendshme të Italisë në Romë nga homologu, Ministri Matteo Piantedosi.

Ministri Sveçla dhe Ministri Piantedosi biseduan për forcimin e angazhimit të përbashkët të forcave të Policisë së dy shteteve në luftën kundër krimit të organizuar, trafikimit, migrimit të paligjshëm dhe veprimeve tjera ilegale. Poashtu, është lavdëruar bashkëpunimin i shkëlqyer në mes të forcave të Policisë së dy shteteve.

Lexo më shumë  Ministri Sveçla merr pjesë në një takim të Procesit të Berlinit në Gjermani

Ministri Sveçla dhe Ministri Piantedosi janë dakorduar për thellimin e bashkëpunimit bilateral për tu përballur suksesshëm me sfidat e sigurisë me të cilat dy vendet ballafaqohen. Ministri Sveçla e falënderoj dhe i shprehi mirënjohje Ministrit Piantedosi për mbështetjen e vazhdueshme të Ministrisë që ai udhëheqë si dhe për shtetin Italian, të aktiviteteve të Ministrisë së Brendshme të Kosovës.

Në fund, Ministri Sveçla e ftoj Ministrin Piantedosi për vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës, për t’i treguar rezultatet konkrete të bashkëpunimit në mes dy shteteve.

Lexo më shumë  Ateizmi komunist nuk e mohoi Zotin, vetëm e zëvendësoi

Ministria e Punëve të Brendshme dhe agjencitë e saj mbeten pjesë bashkëpunuese dhe pro aktive me autoritetet italiane dhe është gjithmonë mirënjohëse për mbështetjen e vazhdueshme të Italisë në ngritjen dhe forcimin e kapaciteteve në zbatim të mandatit të saj.

Rruga Press

YouTube player