Bota

Eurozona ul normën e interesit

Bashkimi Evropian është bërë ekonomia e dytë e madhe në botë që ka ulur normën e interesit në kredi këtë javë, duke e paraqitur veprimin si përparim në luftën ndaj inflacionit.

Banka Qendrore Evropiane (ECB) ka njoftuar se norma kryesore e interesit ka rënë nga vlera rekord prej 4 për qind në 3.75.

Lexo më shumë  Patronazhistët rusë në Moldavi

Vendimi i BE-së pason atë të Kanadasë që po ashtu uli normën e interesit.

Christine Lagarde, presidente e ECB-së ka thënë se perspektiva mbi inflacionin është përmirësuar “dukshëm” duke i hapur rrugë uljes së normave. Gjithsesi ajo ka paralajmëruar se inflacioni do të mbetet mbi cakun prej 2 për qind (2.5 për qind më 2024 dhe 2.2 më 2025).

ECB-ja ka thënë se do ta mbajë politikën e normave të interesit strikte për aq gjatë sa të duhet ta luftojë inflacionin nën cakun e Bankës prej 2 për qind.

Lexo më shumë  Merkeli shpreh shqetësim të madh për rolin e Muskut në administratën Trump

Ulja e interesit në huadhënie pritet të rrisë aktivitetin ekonomik duke i bërë më të lira kreditë.

YouTube player