Lajme

Maqedonci: Kontributi i trupave të karabinierëve ka rëndësi të veçantë në ambientin e sigurisë në Kosovë

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka marrë pjesë në ceremoninë e shënimit të 210-vjetorit të krijimit të trupës së karabinierëve.

Me anë të një postimi në Facebook, Maqedonci ka thënë se kontributi i trupës së karabinierëve ka pasur dhe ka rëndësi të veçantë në ambientin e sigurisë në Republikën e Kosovës.

Ai i ka falënderuar për kontributin e vlefshëm që trupat italiane kanë dhënë në kuadër të misionit të KFOR-it.

Lexo më shumë  Pas marrëveshjes së Ramës me PDK-në, Krasniqi: E kemi thënë që vota për Përparim Ramën është votë për Sami Lushtakun

“Me ftesë të komandantit të MSU KFOR, Kolonel Massimo Rosati, dje kisha kënaqësinë që të marr pjesë në ceremoninë e shënimit të 210-vjetorit të krijimit të trupës së Karabinierëve. Kolonelit Rosati dhe autoriteteve të tjera të pranishme në këtë ceremoni u shpreha falënderimin për kontributin e vlefshëm që trupat italiane kanë dhënë në kuadër të misionit të KFOR, e në këtë kontekst kontributi i trupës së karabinierëve ka pasur dhe ka rëndësi të veçantë në ambientin e sigurisë në Republikën e Kosovës”, ka thënë Maqedonci.

Lexo më shumë  Kompania offshore nis punimet për resortin në Zvërnec, pa marrë lejen nga KKT

Rruga Press

YouTube player