Bota

Nga druri deri tek granulatet plastike/ Industrisë gjermane i mbaron lënda e parë, rritet pakënaqësia

Industria gjermane po vuan gjithnjë e më shumë nga mungesa e lëndëve të para.

Sipas Institutit gjerman, Ifo, aktualisht më shumë se 64% e sipërmarrjeve ankohen, se kanë probleme furnizimi, ngushtica në furnizime, gjë që pengon proceset e prodhimit. “Që në tremujorin e mëparshëm sipërmarrjet kanë njoftuar, se mungesat kapin vlera rekord, por kjo është tejkaluar edhe një herë tani”, është shprehur eksperti i Ifo-s, Klaus Wohlrabe të hënën (02.08) për mediat në Mynih. Kjo përmban rrezikun e dobësimit të ekonomisë, sipas tij.

Prodhuesit gjermanë aktualisht po përdorin rezervat që kanë në magazina, por “edhe ato po boshatisen gjithnjë e më shumë”, thotë eksperti Wohlrabe. Një problem tjetër është edhe rritja pjesërisht shumë e madhe e çmimeve të blerjes, thotë ekonomisti Wohlrabe, shkruan dpa.

Lexo më shumë  OKB dënon sulmet me dronë në Sudan, 17 civilë të vrarë në qytetin Ed Damazin

Më shumë se dy të tretat e prodhuesve të automjeteve dhe furnizuesit ankohen, se nuk gjejnë chip-a dhe elementë të tjerë elektronikë. Volkswagen për shembull në gjysmën e parë të këtij viti për shkak të mungesave në furnizime nuk mundi të prodhonte 100.000 automjete sipas planit dhe raporton që tani për probleme në furnizim për vitet 2023-/2024.

Bie euforia e sipërmarrjeve gjermane

Kurse rritja e fortë e çmimeve të granulateve plastikë i ka vënë para problemeve të vështira prodhuesit e produkteve të gomës dhe atyre plastike. Probleme kanë edhe shumica e prodhuesve të pajisjeve elektronike dhe makinerive. Shoqata Gjermane e Makinerive dhe Ngritjes së Komplekseve, VDMA është shprehur se nuk mungojnë komponentët elektronikë, por edhe çeliku është lëndë mjaft e kërkuar.

Lexo më shumë  Djali i Kadyrovit merr pasaportë serbe me mbiemër tjetër, fiton udhëtim pa viza në zonën Schengen

Kjo gjendje e vështirë e furnizimit ka ulur euforinë e sipërmarrjeve gjermane, thotë kryekonomisti, Ralph Wiechers. “Ngushtica në lëndë të para dëmton planet e prodhimit të sipërmarrjeve.” Rritja e numrit të infektimeve në shumë vende që janë tregje të rëndësishme për sektorin e makinerive i kanë nënë presion zinxhirët e furnizimit”, thekson Wiechers, sipas afp. Ngushticat në furnizimet janë në nivel botëror, kjo për shkak të rritjes së menjëhershme të kërkesës në botë, më shpejt se pritej dhe mungesave në kapacitetet e transportit.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *