Sport

Broja: Si çdo shqiptar jam i emocionuar dhe i fokusuar tek Europiani, mezi po pres ndeshjet

Armando Broja përgatitet për të luajtur Europianin e parë me fanellën e Shqipërisë.

Sulmuesi i kombëtares në një intervistë për “The Athletic”, prek paksa edhe temën e merkatos.

22-vjeçari është në fokusin e klubeve të mëdha të Europës si Monaco, Milan, West Ham apo Wolverhampton.

Megjithatë, vetë Broja thekson se për aventurën e radhës do të mendojë vetëm pas Europianit pasi momentalisht po mendon vetëm për ëndrrën me Shqipërinë në Euro 2024.

Lexo më shumë  Mirlind Daku shpreson të jetë gati ndaj Polonisë

“Asgjë nuk është vendosur ende, por nëse më duhet të shkoj diku tjetër për t’u rikthyer në më të mirën time, atëherë sigurisht që do të doja ta bëja. Si lojtar, nuk ka ndjenjë më të mirë sesa të jesh në fushë dhe të dish se ke një klub dhe një ekip që të mbron dhe të mbështet; një klub që të lejon të bësh gabime sepse e dinë se do të bëhesh dikushi.

Lexo më shumë  Mirlind Daku shpreson të jetë gati ndaj Polonisë

Por për momentin, i gjithë fokusi im është të bëj më të mirën për Shqipërinë në Euro 2024. Jam i emocionuar ashtu si çdo shqiptar në botë. Mezi po pres të nisim ndeshjet”, u shpreh Broja.

Rruga Press

YouTube player