Plazh apo shkon për zjarret? Rama kalon me eskortë në Himarë, nuk e presin mirë, banorët: Poshtë!
Kryeministri Edi Rama duket se është tërhequr nga jeta politikë për të shijuar pushimet e verës.
Burime bëjnë me dije se mëngjesin e sotëm, kreu i qeverisë ka zbarkuar në Himarë, por nuk është pritur mirë nga banorët e zonës.
I gjithë kalimi i tij është shoqëruar me thirrje: Poshtë Rama! Ndërsa nuk dihet nëse kryesocialisti ka shkuar për të pushuar, apo për të parë nga afër situatën me zjarret. Të paktën ta bëjë ai, pasi i zgjedhur në postin e Ministrit të Mbrojtjes, Niko Peleshi, vetëm dje denjoi të dilte në terren. Ndërsa kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako gjithashtu nuk është parë askund.
Rruga Press