Bota

Miliona evropianë nuk kanë para për pushime verore

Konfederata e Sindikatave Evropiane tha se shumica e familjeve me të ardhura të ulëta në Bashkimin Evropian nuk do të mund të përballojnë shpenzimet e një pushimi veror këtë vit (2021).

Organizata, e cila përfaqëson 45 milionë anëtarë në 38 vende evropiane, tha se midis 35 milionë qytetarëve të BE-së që nuk kanë para të mjaftueshme për pushim janë shumë punëtorë me paga të ulëta. Organizata ka përdorur të dhënat nga Eurostatit, agjencisë së statistikave të BE -së.

“Të dhënat tregojnë se rritja ekonomike në Evropë gjatë dekadave të fundit nuk ka sjellur përfitime në mënyrë të drejtë”, tha zëvendëssekretarja e përgjithshme e konfederatës Esther Lynch.

Lexo më shumë  Pas fitorës së raundit të parë të zgjedhjeve nga kandidati anti-Nato, Presidenti i Rumanisë mbledh Këshillin e Lartë të Mbrojtjes për cënimet e sigurisë nga Tiktok-u

Sipas studimit, 28 për qind e banorëve që jetojnë në bllokun me rreth 450 milionë njerëz nuk posedojnë mjete financiare për të shijuar një pushim njëjavor jashtë shtëpisë.

Situata më e keqe është në Greqi, ku 88.9% e njerëzve që jetojnë në varfëri nuk mund të përballojnë pushimet, e pasuar nga Rumania (86.8%), Kroacia (84.7%), Qipro (79.2%) dhe Sllovakia (76.1%).

Organizata tha se shumë persona nga kjo kategori e njerëzve janë të papunë ose në pension, por gjithashtu shifra përfshin miliona punëtorë me paga të ulëta.

Lexo më shumë  Raketat amerikane Atacms i shkaktojnë Rusisë humbjen e rëndësishme

“Pagat minimale paraqesin rrezik të varfërisë në të paktën 16 shtete anëtare të BE -së”, tha sindikata, duke shtuar se përgjatë një dekade hendeku mes atyre që kanë para për pushim dhe atyre që nuk kanë u rrit në 16 vende të BE-së.

Konfederata e Sindikatave Evropiane tha se është duke punuar me ligjvënësit evropianë për të vendosur një “prag në ligjin e BE-së” që do të stabilizonte pragun e pagës minimale. Kjo masë ligjore do të ndihmonte në rritjen e pagës për mbi 24 milionë njerëz.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *