Bota

Ushtria australiane do të pranojë edhe rekrutë të huaj

Forca e Mbrojtjes e Australisë (ADF) do të lejojë edhe rekrutë nga vendet e huaja në radhët e veta, bëri të ditur Ministria e Mbrojtjes e këtij vendi.

Australia, prej vitesh, përballet me regjistrime të ulëta të ushtarëve.

Kjo, sipas zyrtarëve, është pasojë e nivelit të ulët të papunësisë.

Shifrat e fundit të Qeverisë vlerësojnë se Forca e Mbrojtjes ka mungesë të rreth 4.400 trupave.

Lexo më shumë  Zyrtari i lartë i NATO-s u bën thirrje bizneseve të përgatiten për ‘skenarë lufte’

Nga korriku, shtetasit e Zelandës së Re që janë banorë të përhershëm të Australisë, mund të aplikojnë për t’iu bashkuar ushtrisë australiane, ndërsa nga viti i ardhshëm këtë do të mund ta bëjnë edhe banorët nga Britania e Madhe dhe vende të tjera, përfshirë SHBA-në dhe Kanadanë.

Ministri australian i Mbrojtjes, Richard Marles, tha se këto ndryshime “janë thelbësore përballë sfidave të sigurisë, gjatë dekadës së ardhshme dhe më tej”.

Lexo më shumë  Bllokohet nisma hungareze për avancimin e integrimit të Serbisë në BE

Kanbera ka shprehur vazhdimisht shqetësime për, siç është shprehur, veprimet armiqësore të Kinës.

Nën aleancën e njohur si “Pesë sy”, Australia, Britania, SHBA-ja, Kanadaja dhe Zelanda e Re punojnë së bashku edhe në shkëmbimin e informacioneve të inteligjencës.

Rruga Press

YouTube player