Bota

Dy ushtarë turq të vdekur pas rrëzimit të një aeroplani stërvitor

Dy ushtarë kanë humbur jetën si pasojë e rrëzimit të një aeroplani stërvitor ushtarak turk në provincën qendrore të Kayserit të martën, ka bërë të ditur Ministria e Mbrojtjes e Turqisë.

Aeroplani SF-260 D u ngrit nga një bazë ajrore në Kayseri me dy pilotë në bord për ushtrime stërvitore dhe u rrëzua për arsye të panjohura, ka shtuar ministria.

Lexo më shumë  Astronomët ngrenë shqetësimin: Satelitët e Elon Musk po na "bllokojnë" pamjen e universit

Ekipet e urgjencës u dërguan në vendin e rrëzimit dhe zbuluan se të dy pilotët humbën jetën pas përplasjes së aeroplanit, raporton Reuters.

YouTube player