Qytetarët e komunave në veri ftohen nga Qeveria për regjistrim në Zyrat e Punësimit
Qeveria ka ftuar punëdhënësit dhe punëkërkuesit në katër komuna veriore – Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin-Potok dhe Zveçan – që të regjistrohen në Zyrat e Punësimit në komunat e tyre për të aplikuar për masën e punësimit për qytetarët e këtyre komunave.
Siç bëhet e ditur në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit, masa ofron mundësinë e subvencionit të 70 për qind të pagës së punëtorëve të angazhuar për një periudhë prej gjashtë muajsh.
Sipas udhëheqësit të Zyrës së Punësimit në Komunën e Leposaviqit, Dragan Lesheviq, aktualisht janë 302 vende të lira në katër komunat.
Rruga Press