Bota

Scholz: Lejimi i Ukrainës për të goditur objektivat në Rusi me armë gjermane nuk kërcënon përshkallëzimin

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka theksuar se lejimi i Ukrainës që të përdorë armët e ofruara nga Gjermania për të goditur objektivat në Rusi nuk do të çojë në ndonjë përshkallëzim dhe është i nevojshëm për vetëmbrojtje.

Këto komente kancelari gjerman i bëri gjatë një interviste dhënë për të përditshmen gjermane Rheinsche Post.

Lexo më shumë  Patronazhistët rusë në Moldavi

Scholz mbrojti ndryshimin në pozicionin e Gjermanisë, i cili u njoftua për herë të parë publikisht javën e kaluar.

“Ne jemi të bindur se kjo nuk do të çojë në një përshkallëzim sepse – siç ka thënë edhe presidenti i SHBA-së – është vetëm çështja e aftësisë për të mbrojtur një qytet të madh si Kharkivi, për shembull”, tha ai.

Ai shtoi se vendimi është marrë me kujdes, në konsultim me partnerët.

Lexo më shumë  Bllokohet nisma hungareze për avancimin e integrimit të Serbisë në BE
YouTube player