KryesoreLajme

VV-ja demanton fushatën kundër Kusari–Lilës: Me neve Radojçiqi ikë maleve me bisht nën shalë

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas publikimit të një bisede telefonike mes shefes së Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari Lila, dhe ish-nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radoiçiq.

Arlind Manxhuka, drejtues i zyrës për media në Vetëvendosje, ka theksuar se partia e tij nuk mund të akuzohet për veprime të kaluara të Radoiçiqit, duke shtuar se bashkëpunimi i mëparshëm me të ka qenë nga qeveri të tjera.

Manxhuka gjithashtu ka thënë se në qeverinë aktuale, Radoiçiqi nuk ka vend as në karriget e zyrës së Kryeministrit dhe se kjo sipas tij, duhet të jetë e qartë për të gjithë kritikuesit dhe akuzuesit.

Lexo më shumë  Konjufca priti në takim Kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi

“Trashëgimia e keqe e tyre nuk bëhet dot mëkat i yni. Ata që kanë bërë biznese, koalicione, qeveri e miqësi me Radoiçiqin nuk mund të na bëjnë gjyqin neve sot. Me neve Radoiçiq ikë maleve me bisht nën shalë, e nuk zë vend në karrigat e zyrës së Kryeministrit”, ka theksuar ai.

Ai ka ftuar qytetarët të gjykojnë vetë se ku ishte Lista Serbe dhe Radoiçiq para ardhjes në pushtet të Vetëvendosjes dhe ku janë ata sot.

Lexo më shumë  Patronazhistët rusë në Moldavi

“Kjo është sa për përkujtim për të gjithë korin kritikues e akuzues që i kemi dëgjuar dje e sot. Tjerat i gjykon më së mirë qytetari. Ai më së miri e di se ku ishte Lista Serbe dhe Radoiçiq para qeverisë sonë, dhe ku janë sot”, ka shkruar Manxhuka.

YouTube player