Bota

Me ‘Bradley’ amerikan, ukrainasit shkatërrojnë dy autoblinda ruse – trupat e Kremlinit vraponin në të gjitha anët që t’i shpëtojnë plumbave

Autoblinda amerikane Bradley që Shtetet e Bashkuara ia dhanë qindra sosh ushtrisë ukrainase, është filmuar duke shkatërruar dy autoblinda ruse në lindje të Ukrainës.

Bradley që përdorej nga Brigada e 47-të arriti të “nxjerr nga shërbimi” dy autoblinda ruse, është bërë e ditur nga ministria ukrainase e Mbrojtjes.

Në videon e filmuar nga ajri me dron, shihen autoblindat ruse duke u sulmuar nga Bradley amerikan që shkrepte breshëri plumbash mbi to – duke i shkatërruar.

Lexo më shumë  SHBA-ja thotë se plani i fitores i Zelenskyt ‘mund të funksionojë’

Ndërkaq ushtarët rusë që gjendeshin brenda tyre shihen duke vrapuar me shpejtësi për t’i shpëtuar shpërthimit. Ata lëviznin zvarrë nëpër fushë, ku vazhdimisht u fluturonin plumbat mbi kokë.

Ndryshe Pentagoni pati miratuar dërgimin e më shumë se 300 Bradley në Ukrainë. Bëhet fjalë për një autoblindë me topin 25 mm dhe mitralozin 7.62 që e ka të vendosur në kupolë që shkrep plumba blindëshpues.

Lexo më shumë  Ukrainasit sulmojnë me dhjetëra dronë Rusinë, Kremlini pretendon se i ka rrëzuar – harroi të përmend depot e municioneve që u hodhën në erë
YouTube player