Lajme

Vazhdon konflikti i banorëve mbi lumin Sinec, policia përdor gazin lotsjellës për t’i shpërndarë

Vazhdon konflikti i banorëve mbi lumin Sinec me punonjësit e firmës “Salillari” dhe me policinë.

Ata nga ana e tyre kërkojnë pezullimin e punimeve, pasi e cilësojnë si të paligjshëm ndërhyrjen në zonë.

Gjatë konfliktit banorëve iu është hedhur gaz lotsjellës për t’i shpërndarë.

“Policia sot na ka dhunuar. Ne po rrinim, se jemi moshë e moshuar. Ne po rrinim në hije te rrapi dhe na hodhën gaz. Filloi skrepi që të punojë dhe ne reaguam. Na hodhën gaz dhe lëndë djegëse.”

Ndërkohë ata shprehen se protesta e tyre do të vijojë me grevë urie deri në pezullimin e punimeve.

Lexo më shumë  Qeveria iu ndan komunave 15 milionë euro për t’i mbuluar pagat në arsim

Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura përmes një shkrese zyrtare pak ditë më parë urdhëronte Bashkinë e Kuçovës dhe firmën “Salillari” që të ndërpriste menjëherë punimet në Sinec pasi punimet cenojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë, territorin e shpallur “Monument Natyror”.

Por, paraditen e së hënës, 2 gusht 2021, mjetet e firmës së ndërtimit po punonin në zonë, pavarësisht vendimit.

Prej 3 muajsh banorët e Lumasit protestojnë kundër ndërhyrjes në zonën e Sinecit, që është edhe monument i mbrojtur natyre. /oranews/

Rruga Press

Lexo më shumë  Në shënimin e 112-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, Kurti: Sot e kemi shumë të lehtë të jemi bashkë
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *