Bota

Rusëve u mungojnë mjetet e rënda luftarake, ua mësyjnë pozicioneve të ukrainasve me motoçikleta – doli të jetë vendim i gabuar

Duke tentuar të mos e paraqesin si problematike humbjen e rreth 15 mijë autoblindave në luftën në Ukrainë, rusët kanë filluar të pajisin grupe të caktuara me mjete të ndryshme civile.

Fillimisht ishin veturat kineze për terrene malore që ngjanin me ato automjetet e lojës së golfit me të cilat shëtisnin lojtarët, ndërsa tani me motoçikleta që gjithashtu janë marrë nga Kina por edhe Bjellorusia.

Lexo më shumë  Një tjetër zyrtar serb i sanksionuar nga SHBA-ja do ta vizitojë Rusinë

Me fjalë tjera këto mjete motorike janë cak i lehtë për artilerinë ukrainase, dronët dhe raketat.

Kur njësitet ruse me motoçikleta “zbarkuan” këtë pranverë në fushëbetejë, u shkatërruan lehtë nga forcat ajrore të Brigadës së 79-të ukrainase.

Duke tentuar ti bëjnë më të qëndrueshme, rusët i modifikuan me disa pjesë të metalta që ngjanin me skenat e filmit të Hollywood-it Mad Max, por as kjo nuk u ndihmoi.

Lexo më shumë  Përleshje në kufirin libanez mes Hezbollahut dhe ushtarëve izraelitë

Problemi është se ata kanë vetëm 50 kuaj-fuqi, dhe nëse u shtohet ndonjë pjesë shtesë bëhen shumë të rënda dhe motori nuk mund t’i rezistojë gjatë lëvizjes.

E një mësim të tillë ushtrisë e mësuan një shekull më parë – pak pas Luftës së Parë Botërore – mësim ky që rusët e “rimësuan” edhe në luftën e Ukrainës.

YouTube player