Bota

Ukrainasit shkatërrojnë karvanin e kamionëve të ushtrisë së ruse, i hedhin në erë me dronë – goditen brenda territorit rus

Një video e filmuar nga ajri, shfaq momentin kur dronët ukrainas sulmojnë konvojin e kamionëve të ushtrisë ruse në rajonin Kursk të Rusisë.

Ishin Brigada e 53-të dhe ajo e 110-të e ushtrisë ukrainase, që kryen sulmin brenda territorit të Rusisë, përkatësisht në Sverdlikovo të rajonin Kursk.

Konvoji nuk kishte makineri të rëndë luftarake, dhe është ndaluar nga sulmet ukrainase vetëm tre kilometra pranë kufirit me Ukrainës.

Lexo më shumë  Arrestim spektakolar në Gjermani: Si përfundoi me pranga në duar ish-shefi i Shërbimit Sekret?

Në video shihen kamionë të ndryshëm, që goditen nga dronët kamikaz të mbushur me lëndë shpërthyese që hedhin në erë makineritë ruse.

Pamjet shfaqin dhjetëra kamionë që po lëviznin me gjasë në drejtim të Ukrainës, ku ushtria e Vladimir Putinit tash e dy vite po vazhdon luftën për pushtim.

Lexo më shumë  Miliarda dollarë amerikane për armë në Lindjen e Mesme, SHBA-ja miraton marrëveshjet me tri shtete arabe
YouTube player